Mbyllja e strukturave paralele serbe në veri, ambasadori britanik: Veprimet e tilla rrezikojnë të nxisin tensione

schedule10:08 - 31 Gusht, 2024

schedule 10:08 - 31 Gusht, 2024

Në vazhdën e kritikave ndaj qeverisë së Kosovës për aksionin në veri, ku u mbyllën disa struktura paralele serbe, ka ardhur një reagim edhe nga ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves.

Në një postim në X, ambasadori britanik shprehet se veprimet e tilla kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, pasi rrezikojnë të nxisin tensione.

“Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë. Veprimet e sotme në veri të Kosovës u kryen pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit”, ka shkruar ambasadori britanik në rrjetin social X.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!