Është kthyer në një hero të vërtetë.
Francezët e Lille janë rikthyer në fazën finale të UEFA Champions League, mirëpo këtë herë protagonisti absolut i kësaj arritje ishte “ylli” i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili u tregua vendimtar edhe në sfidat e “play-off”, kundër çekëve të Slavia Prague.
“Dardani” mund të thuhet se i shpëtoi francezët në një atmosferë tepër të vështirë, kur Slavia luajti shumë më mirë dhe kaloi në avantazh që në minutën e 5’-të, mirëpo ishte një gol individual i 25-vjeçarit 13 minuta para përfundimit të ndeshjes në kryeqytetin çek, që “vulosi” përfundimisht kualifikimin e të tijve.
Ky ishte goli i tretë për Zhegrovën, gjatë këtyre kualifikueseve të Champions League, teksa më herë ai shënoi një rrjetë shumë të bukur në duelin e parë ndaj Slavia Prague, si dhe realizoi golin e fitores përballë “Fenerëve të Verdhë”, të Fenerbahce, në sfidën e parë kualifikuese për këtë sezon. /i.m /abcnews.al