Detaje të reja nga vjedhja e 15 mijë eurove në Tiranë/ I përkisnin një mjeku, si u fut në banesë hajduti, mik i tij

schedule14:13 - 29 Gusht, 2024

schedule 14:13 - 29 Gusht, 2024

Detaje të reja kanë dalë nga vjedhja e 15 mijë eurove në një banesë në Tiranë. Mësohet se pre e vjedhjes ka qenë banesa e mjekut kardiolog Eqerem Hasani. Autori ka qene mik me mjekun.

Ndërsa dyshohet se gjatë një takimi që kanë pasur më 25 gusht, mjeku ka harrur çelësin ne makinen e autorit dhe ky i fundit e ka shfrytezuar per te hyre në banesë, duke i marre 15 mije euro.

Ngjarja ka ndodhur me 25 Gusht. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të vjedhura, një automjet, dhe veshje të cilat autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes./abcnews.al