Një këmbësor rreth 60 vjeç është aksidentuar për vdekje në Elbasan. Burime për abcnews.al raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “28 Nëntori”. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
“Shtetasi E.B., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” me targa EL 1631 B, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin, shtetasin Sh K., rreth 55 vjeç, banues në lagjen Vullnetari Elbasan”, sqaron policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/abcnews.al