Banorë të tre fshatrave në Fier protestuan duke bllokuar rrugën që i lidh me qytetin. Ata kërkuan investim për rrugën prej 1 km sepse sipas tyre është nyje kryesore lidhëse mes fshatrave të tyre dhe qytetit të fierit. Nje vit më parë pas protestave të vazhdueshne u arrit asfaltimi i rrugës fier mujalli duke lidhur 3 fshatrat e kësaj zone me njëri tjetrin dhe qytetin. por rruga prej 1 km që lidh këtë aks me fierin u la në gjëndjen që ishte. Sot banorët kërkojnë asfaltimin e këtij segmenti sepse sipas tyre e bën të padobishëm të gjithë investimin e një viti më parë./abcnews.al