Ajo çfarë ishte e Ismail Kadares që qëndronte deri më tani në Paris, tashme është në Tiranë.
Këto çfarë shihni janë dorëshkrime, skica idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare që u nda nga jeta më 1 korrik të këtij viti.
Ky koleksion nga banesa e Kadares në Paris është vendosur dhe do tw ruhet në një pavion të veçantë në Drejtorinë e Përgjithshme të Akrivave. Janë dorëshkrime të radha, që shkrimtari i ruante në shtpinë e tij dhe e kanë shoqëruar kudo ku ka shkuar.
Vetë shkrimtari ka pasur shumë oferta nga institucione të huaja në Parisë por edhe në Neës York, për të ruajtur pasurinë e pabotuar të Kadares. Por dyshimet e kanë shoqëruar deri në fund të jetës së tij. Vendimin për t’i sjell në Akrivën Shqiptare, e mori e bija, Gresa Kadare.
“Una dua që arkivi të kthehet në Shqipëri por nuk di cilit institucione të besoj. Unë në mënyrë time, ju besova juve. Unë shpresoj që në një kohë të dytë, arkivi do u shërbejë studiuesve, studentëve të letërsisë.”
Në Drejtorin e Përgjithshme të Aktivave, ky koleksion do të ruhet deri në një moment kur familja e Kadaresë do të vendos ndryshe. Skicat e dorëshkrimet do të ruhen, restaurohen dhe dixhitalizohen.
Videoja me materialet e kolosit të lerave shqipe është shpërndarë në rrjetet sociale dhe nga kryeministri Edi Rama.
/abcnews.al