Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Prishtinë-Pejë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi ka thënë për mediat se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Gjithashtu mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona. Të lënduar janë transportuar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor.
/abcnews.al/