“Kurti cenoi partneritetin me SHBA”/ Hovenier: Po vepron në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultime

schedule15:11 - 21 Gusht, 2024

schedule 15:11 - 21 Gusht, 2024

Pavarësisht veprimeve të njëanshme të qeverisë së Albin Kurtin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jetë mbështetësi kryesor i zhvillimit të Kosovës. Këtë të mërkurë Presidentja Vjosa Osmani nënshkroi amendamentin për grantin e 4-të me vlerë 34.5 milionë dollarë që është parashikuar si ndihmë e  qeverisë Amerikane për të ndihmuar Kosovën me objektivat e saj zhvillimore.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani , Ambasadori Amerikan në Kosovës Jeffrey Hovenier deklaroi se Washingtoni po bën gjithçka për të ndihmuar në zhvillimin e Kosovës, por ajo cfarë po merr mbrapsht janë sjelljet e qeverisë Kurti që vepron në mënyrë të njëanshme duke dëmtuar këtë partneritet.

“Populli Amerikan është krenar dhe I nderuar që po ndihmon Kosovën. Ju keni parë mediat që flasin për dallim në qëndrimet mes Qeverisë Amerikane se bashku me aleatët perëndimor dhe Qeverisë së Albin Kurtit. Siç e thashë javën e shkuar ne një interviste javësh e shkuar ne po përballemi me sfida te caktuara me qeverinë aktuale te Kosovës dhe këto sfida kane ndikuar ne cilësinë e partneritetit tonë.

Siç e tha dhe zëdhënësi i DASH ne nisje te këtij muaji, ne shpresojmë se Qeveria e Kosovës do ti kthehet angazhimit në bisedime të ngushta me Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Bashkimin Europian, NATO-n dhe partnerë të tjerë perëndimor të Kosovës.”

Prej me shume se 1 viti qeveria e Albin Kurtit ka vene nen rrezikun e Izolimit diplomatik Kosovën me veprimet e saj te njëanshme qe kane minuar besimin e aleateve perëndimoreve dhe mbi te gjitha I kane sjelle pasoja ekonomike qytetareve te këtij vendi për shkak te Sanksioneve te Bashkimit Euroian.

/abcnews.al