Vendimi i Qeverisë së Albin Kurtit për të hapur Urën e Ibrit dhe për të kundërshtuar komunitetin ndërkombëtar po sjell përplasje të vazhdueshme mes Prishtinës zyrtare dhe Aleatëve të saj.
Lidhur me këto përplasje ka folur në ‘Edicionin Qendror’, analisti Mentor Nazarko, i cili ka thënë se Kurti po zgjedh akte të forta. Ai ka theksuar se aleatët kanë shqetësimin e sigurisë.
Sipas Nazarkos, nuk po bën alarmisten tradicionale, por ka një skenar të fshehtë, të cilin e dinë dhe perëndimorët.
“Ai po zgjedh një sër aktesh që ngjajnë të forta me një ngarkesë simbolike, që të shtojë atë që është temperatura elektorale e mbështetësve të vetë dhe të sigurojë eventualisht një shumicë që do t’i sigurojë atij që të qeveriste i vetëm pa i shtrirë dorën ndonjë partie shqiptare. Ky mendoj që është qëllimi i tij.
Bashkësia ndërkombëtare ndërkohë ka shqetësimin e sigurisë, shqetësimin se marrëdhëniet midis dy etnive nuk janë në atë nivel që do të mund t’i lejonin. Një lloj show force e qeverisë në pushtet e zotit Kurti që të prekë këtë pikë simbolike që ndan dy komunitetet në këtë moment. Bashkësia kombëtare që ka informacione mendon që hapja e urës, mund të shërbejë si pretekst për nxitjet e ngjarjeve të dhunës apo të përplasjes ndër etnike, e cila mund të prekë dhe sigurinë e forcave të KFOR.
Është shumë interesante sepse Serbia nuk po bën alarmisten tradicionale, po ankohet, nga njëra anë thotë se Kurti ka bashkëpunim me perëndimorët… Unë mendoj që me siguri Serbia ka një skenar të fshehtë, të cilin e dinë dhe perëndimorët dhe kjo e bën dhe më alarmante atë që pritet të ndodh”, u shpreh analisti./abcnews.al