Dikur ishin dashur shumë. Por siç ndodh shpesh herë, janë dashuritë e mëdha që rezervojnë edhe finale dramatike.
Pjesë e tyre është bërë edhe Kilian Mbape.
“Divorci” i sulmuesit francez me Paris SG nuk ishte aspak I lehtë. Por kur letrat janë firmosur, kjo histori nuk është mbyllur ende.
Madje, gjërat mund të bëhen më keq, me vendimin e fundit të Mbape.
Ylli i Real Madrid ka urdhëruar avokatët e tij që të denoncojnë klubin parizien në Federatën Franceze të futbollit dhe UEFA me pretendimin se nuk ka shlyer të gjitha detyrimet financiare.
“Le Monde” ka zbuluar lëvizjen e Mbape, ashtu edhe shifrën që ai kërkon nga Paris SG.
Bëhet fjalë për 55 milion euro, të cilat janë pjesë e përplasjeve të mëdha të hershme mes palëve dhe që lidhjen me bonuset shpërblyese për futbollistin.
Denoncimi në federatën franceze dhe UEFA është vetëm hapi i parë, ndërsa Mbape dhe Paris SG me shumë mundësi do të përballen në gjykatë.
Po ashtu, ky vendim i Mbape mund të sjellë pasoja për klubin parizien, që rrezikon pezullimin e merkatos dhe në rastin më të keq edhe përjashtimin nga Kupat e Europës.
/abcnews.al