Vendimi i Qeverisë së Albin Kurtit për të hapur Urën e Ibrit dhe për të kundërshtuar komunitetin ndërkombëtar po sjell përplasje të vazhdueshme mes Prishtinës zyrtare dhe Aleatëve të Saj. Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka paralajmëruar se me një sjellje të tillë Kosova rrezikon të mbetet e vetme nëse nuk dëgjon aleatët e saj. Zëdhënësi I Unionin 27 anëtarësh deklaroi se ky qëndrim është bërë I qartë nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.
“Dua t’i rikujtoj të gjithë ata të cilët kanë problem të dëgjojnë dhe kuptojnë se të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës kanë thënë qartë dhe pa mëdyshje se është në interes të Kosovës t’i dëgjojë miqtë dhe aleatët, ndryshe rrezikohet që të mbetet e vetmuar dhe të mbetet prapa.”
Bashkimi Europian kritkoi sërish qeverinë Kurti duke thënë se me vendimet e saj të njëanshme nuk po merr parasysh komunitetin e Serbëve që jetojnë në veri.
“Mund ta përsëris atë që e kemi këshilluar Prishtinën disa herë: Qeverisja e mirë do të thotë të kontaktosh dhe të angazhohesh me komunitetet të cilat preken nga vendime specifike. Të merresh me çështjen e urës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja nënkupton të diskutosh modalitetet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura për urën, jo marrëveshje të reja. Duhet të dëgjojë dhe të përpiqet të kuptojë këshillat unanime të të gjithë miqve dhe aleatëve”, ka shtuar Stano.”
Sa i përket zhvillimeve më të fundit mbi hapjen e urës së Ibrit, një tjetër reagim ka ardhur edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit I cili tha se SHBA nuk do të hezitojë për të bërë gjithcka që është e nevojshme për të mbrojtur Ushtarët e KFOR-it në Kosovë, nga trazira që mund të vijnë nga veprimet e njëanshme të qeverisë së Albin Kurtit./abcnews.al