Fluks në urgjencën e Durrësit/ Shtohen rastet që kanë nevojë për ndihmë, deri në 400 pacientë në ditë

schedule15:37 - 15 Gusht, 2024

schedule 15:37 - 15 Gusht, 2024

Në  spitalin e Durrësit mjekët po përballen me fluks të shtuar pacientësh.

Rreth 400 urgjenca paraqiten këtu çdo ditë duke vëne shpesh në vështirësi bluzat e bardha në shërbim.

Të sëmurë prej virozave  të stinës dhe  të lënduarit  në aksidentet rrugore  janë  pacientët më të shpeshtë.

Për të përballuar fluksin  e shtuar dhe për shkak të  numrit të lartë të pushuesve në Durrës  janë hapur dhe katër qendra shëndetësore verore./abcnews.al