Avokati Idajet Beqiri kritikoi Prokurorinë e Përgjithshme për mosreagimin në lidhje me dhunimin për vdekje të Egli Progës në Pogradec, ngjarje që ka përplasur prokurorinë e Korçës me policinë.
Në intervistën për “Tirana Live”, avokati thotë se prokuroria e çështjes duhej pezulluar derisa të sqarohej nëse ka vepruar mirë me cilësimin e veprës penale ndaj Denis Meçes, autorit të krimit.
“Problemi është që duhet të bëjmë kujdes të madh sepse njerëzit arrestohen, mësohen nga avokatët dhe flasin gjëra parimisht dhe jo të vërtetën. Në këto raste, nuk ju besohet shumë përgjimeve sepse e dinë që do të përgjohen. Puna e parë që duhet të bënte prokurori i përgjithshëm sa doli ky problem, dhe dy institucionet gjykata dhe prokuroria e Korçës. Njëra thotë se është vrasje nga pakujdesia sepse kemi goditje me grusht. Pra mjeti u vendoska në plan të parë, por mund të kesh goditje dhe me gisht dore dhe të shkakton vdekjen.
Në një situatë të tillë, prokuroria derisa pati një konflikt me policinë, punën e parë që duhet të bënte kur pa që prokuroria e çështjes e ka çuar me akuzën e vrasjes nga pakujdesia kur nuk ia kërkon njeri, por duhet t’ia çonte si e solli policia, minimumi prokurori i përgjithshëm duhet ta pezullonte nga detyra këtë prokurore derisa të sqarohej situata. Nëse vendimmarrja e saj konsiderohet e drejtë, të vazhdojë punën.“, theksoi avokati./abcnews.al


