Policia e Kosovës tha të enjten se e ka arrestuar një shtetas serb të dyshuar për kontrabandë me mallra nga Serbia në Kosovë.
Zyrtarët policorë dhe doganorë të Kosovës kishin vërejtur dy automjete me targa serbe duke u futur në mënyrë të paligjshme nga fshati Dobrosinë në jug të Serbisë në qytetin juglindor të Kosovës, Gjilan, të enjten pasdite.
Më pas, ata paralajmëruan njësitë e tjera doganore në Graçanicë për mbërritjen e dy automjeteve të dyshuara, ku të dyshuarit nuk i kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve për t’u ndalur dhe, derisa njëri prej tyre u kap, tjetri ia doli të arratiset.



