Sulmet ruse, Rusia vazhdon evakuimin e banorëve nga rajoni i Kurskut

schedule09:58 - 15 Gusht, 2024

schedule 09:58 - 15 Gusht, 2024

Zyrtarët në rajonin Kursk të Rusisë kanë urdhëruar të enjten evakuimin e detyrueshëm të banorëve nga i gjithë qarku i Glushkovit.

Guvernatori i rajonit të Kurskut, Aleksei Smirnov, u bëri thirrje të enjten banorëve të qarkut ta “kuptojnë gjendjen e tanishme dhe t’i ndjekin të gjitha udhëzimet e agjencive të sigurisë dhe të autoriteteve vendore”.

Të mërkurën, autoritetet në Ukrainë shprehën shqetësim për situatën humanitare në rajonin e Kurskut dhe njoftuan gatishmërinë e tyre për t’i ndihmuar rusët e zhvendosur, përfshirë ata të cilët duan të shpërngulen në Ukrainë.

“Ukraina vepron në përputhje me të gjitha normat e ligjit humanitar ndërkombëtar. Ne do t’u ofrojmë mbrojtje të nevojshme dhe mbështetje humanitare civilëve të rajonit të Kurskut”, shkroi në Facebook Ministria ukrainase për Riintegrim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!