Australi, nxirret në shitje toka ku ndodhet kisha dhe varrezat historike

schedule15:38 - 14 Gusht, 2024

schedule 15:38 - 14 Gusht, 2024

Nxirret në shitje një zonë ku ndodhet një kishë dhe varreza historike, në pjesën e Australisë Jugore.

Sipas ABC News, Kisha Bald Hills dhe varreza e saj, të ndërtuara në vitet 1850 pranë qytetit Victor Harbor, janë ndër “trashëgimitë lokale” në rajon.

Pronari i zonës nxori në shitje zonën ku ndodhet kisha dhe varreza, duke u shprehur se po kërkonin “personin e duhur” për të menaxhuar zonën e trashëgimisë lokale.

Çmimi për kishën historike, me vetëm muret e saj në këmbë, vlerësohet nga 370 mijë deri në 400 mijë dollarë australianë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!