Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj ka adresuar akuzat e ngritura për dhunimin për vdekje të 42 vjeçarit Egli Progës në Pogradec, se urgjenca nuk ka kaluar në kohë.
Sipas tij, ambulanca ka mbërritur në kohë dhe se e gjithë misioni është menaxhuar me kod të kuq për 20 minuta.
“Rezulton që në 11 minuta, nga ora 19:20 në 19:31 që ka mbërritur në spitalin, pacienti është asistuar nga ekipi mjekësor, që i kanë bërë masazh dhe ventilim. Rezulton në total rreth 20 minuta i gjithë misioni nga kërkesa për ndihmë deri në përfundim të misionit të ekipit mjekësor.
Koha nga ora 19:11 minuta deri në 19:18, mbërriti në vendngjarje në 7 minuta, nga marrja e thirrjes deri në vendngjarje. Në total për 20 minuta, është menaxhuar misioni me një kod të kuq traumatik.”, theksoi Brataj./abcnews.al


