Plagosja në Shkodër, policia: Arrestohen 3 persona, tre të tjerë në kërkim

schedule10:38 - 14 Gusht, 2024

schedule 10:38 - 14 Gusht, 2024

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Postribë në Shkodër, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa personave, u tentua të vritej me armë 43 vjeçari Çel Shabaj.

Policia thotë se tre personat, autori i dyshuar Kristian Kakia dhe dy të tjerët ( të afërm me njëri-tjetrin) që u shoqëruan mbrëmë janë vënë në pranga ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkepunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./abcnews.al