Basha akuza Ramës: Për hesap të krimit po kërkon kapjen e drejtësisë

schedule16:00 - 17 Nëntor, 2019

schedule 16:00 - 17 Nëntor, 2019

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha akuzoi nga Lushnja kryeministrin Rama se po bën gjithçka për kapjen e sistemit të drejtësisë. Sipas Bashës qeverisja e socialistëve ka përfunduar dhe tashmë po tentojnë vetëm kapjen e drejtësisë për të pasur mundësinë të shpëtojnë nga krimet dhe vjedhjet që kanë bërë gjatë këtyre viteve.

Lulzim Basha është i bindur se socialistët kanë pushuar së qeverisuri dhe tani objektivin kryesor kanë vetëm kapjen e drejtësisë. Nga Lushnja ku vijoi takimet me fermerët në funksion të turit të tij “Rrugëtim për Shqipërinë”, Basha renditi arsyet përse vendi është përfshirë nga paligjshmëria.

Kryedemokrati tentativën e kryeministrit për të kapur drejtësinë e lidh me paligjshmërinë që ka shoqëruar 6 vitet e qeverisjes së socialistëve.

Fermerëve premtimin ja bëri të qartë.

Prej 2 javësh kreu i demokratëve po zhvillon takime me grupe të ndryshme interesi në të gjithë vendin, me të cilët po ndan edhe projektin qeverisës të demokratëve./abcnews.al