Pep Guardiola insistoi shumë për shërbimet e tij dhe Manchester City arriti në verë akordin me Atletico Madrid për transferimin e Rodrit në Premier League.
70 milionë euro u paguan për kartonin e mesfushorit spanjoll, i cili ka treguar ndryshimin midis Pep Guardiolës dhe Diego Simeones në një prononcim për Marca.

“Guardiola pretendon shumë nga unë. Ai punon shumë, jep gjithmonë gjithçka dhe ta thotë në sy mendimin e tij. Pep ndryshon nga Simeone, një tjetër trajner i madh me të cilin kam punuar tek Atletico Madrid. Ndryshojnë me njëri-tjetrin, ambicia e madhe është pika e tyre e përbashkët.
Manchester City më tregoi projektin që ka dhe më bindi. Nuk e mohoj faktin që jam i lumtur që stërvitem nga një trajneri si Guardiola. Ai ndihmon çdo lojtar për t’u përmirësuar“, përfundon 23-vjeçari i “Cityzens”. /abcnews.al

