Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U përfshi në një aksident të rëndë, ndërron jetë 16 vjeçari shqiptar në Itali. Prindërit do të dhurojnë organet

schedule11:05 - 13 Gusht, 2024

schedule 11:05 - 13 Gusht, 2024

Lorenzo Çela, 16-vjeçari shqiptar që u përfshi së bashku me katër persona të tjerë në aksidentin e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës midis Brescia dhe Mantuas në Itali, nuk ia doli. I riu, i cili brenda një muaji do të kishte mbushur 17 vjeç, vdiq në spital për shkak të plagëve të rënda të marra.

Lorenzo, një lojtar i ri premtues nga Desenzano Calcio, po udhëtonte me makinë me të dashurën dhe nënën e saj. Për arsye ende të paqarta, automjeti i tyre u përplas me një automjet tjetër që vinte nga ana e kundërt. Nëna e të dashurës së Lorenzos ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

I riu është shpallur i vdekur klinikisht dhe tashmë pritet që të kryhen procedurat për heqjen e organeve.



16 vjeçari kishte një pasion të madh për futbollin dhe luante me ekipin e të rinjve të Desenzanos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!