Me helmetë dhe maskë në fytyrë, i riu sulmon me thikë disa persona në Turqi. U frymëzua nga një video lojë

schedule09:26 - 13 Gusht, 2024

schedule 09:26 - 13 Gusht, 2024

Një 18 vjeçar në Turqi, i veshur me helmetë, maskë dhe jelek antiplumb, goditi me thikë pesë persona në një kafene përballë një xhamie në Eskishehir të Turqisë.

I riu, që dyshohet se ishte frymëzuar nga një video lojë, transmetoi pamjen drejtpërdrejt në X përpara se të kapej nga policia.

“Sulmuesi ishte i veshur si një person në një lojë, i veshur me një jelek antiplumb dhe një helmetë, fytyrën e maskuar”, raportuan mediat.

Pesë personat e plagosur u shtruan në spital dhe dy prej tyre në gjendje të rëndë. Sulmuesi mbante gjithashtu një sëpatë, por nuk duket se e kishte përdorur atë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!