Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Tempulli 3″/ Shisnin drogë nëpër lagje të Tiranës, arrestohen dy të rinj

schedule09:13 - 13 Gusht, 2024

schedule 09:13 - 13 Gusht, 2024

Dy 30 vjeçarë janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit antidrogë “Tempulli 3”.

Njëri prej tyre u ndalua në Laprakë me një automjet tip “Audi”, ku iu gjetën sasi kanabisi. Ndërsa i riu tjetër u kap në afërsi të Kodrës së Diellit, të cilit iu gjet gjithashtu kanabis.

Sipas policisë, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shitnin në lagje të ndryshme të Tiranës.



Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, dhe dy aparate celulare./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!