Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më shumë të mitur “në krim”/ Elbasan, në gjysmën e 2024, 70 të mitur kryen vepra penale

schedule14:26 - 12 Gusht, 2024

schedule 14:26 - 12 Gusht, 2024

Shtohen fëmijët që kryejnë vepra penale.

Në Elbasan gjashtë muajt e parë të vitit policia ka raportuar 70 të mitur në konflikt me ligjin, aq sa u konstatuan gjatë të gjithë vitit 2022.

Sipas psikologëve gjithçka nis nga familja ndërsa përdorimi I rrjeteve sociale ka përkeqësuar situatën.



Fëmijëve sipas specialistëve iu mungon informacioni për veprimet që konsiderohen vepra penale.

Po çfarë mund të bëhet në kushtet kur të miturit gjithnjë e më shumë po shkelin ligjin?

Numri më i madh i veprave penale të kryera ka nga të mitur ka të bëjë me drejtimin e automjetit në shkelje të ligjit.

Por sipas policisë shtim po njohin dhe krimet e rënda si vrasjet, plagosjet me dashje, trafikim të lëndëve narkotike e të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!