Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar për fitoren dy sportistët Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, të cilët i siguruan Shqipërisë dy medalje olimpike në Olimpiadën e Parisit. Në fjalën e tij në ceremoninë pritëse, Veliaj tha se do të nisin përgatitjet për lojërat e radhës në Los Angeles.
“Jam i lumtur sot dhe dyfish i gëzuar sepse sportistët tanë sollën dy medalje, jam i lumtur që janë dy medaljet e para për Shqipërinë. Dua t’ia dedikoj ditën sot me ceremoninë. Një falenderim respekti dhe mirënjohje dy djemve. Faleminderit që na bëtë krenarë dy herë me flamurin e Shqipërisë dhe me të sport klub Tiranës. E kam zemrën plotë mirënjohje. Me Yllin patëm një bisedë që nisi tre vite më para në Tokio, dhe më kërkoi që të bashkëpunonim.
Kur bashkëpunojmë bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Që sot përveshim mëngët për të siguruar që të dalim më mirë në Los Angeles. E di që ka disa njerëz që e kanë të vështirë të pranojnë suksesin dhe do t’u thosha se është sukses për Shqipërinë jo individual. Çdo cic-mic i politikës dhe i debateve është pa vlerë dhe i tepërt. Sot zemrat i kemi mal dhe plot.”, tha mes të tjerash Veliaj./abcnews.al


