Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Gazetari Andi Qosja bën të ditur për Abcnews.al se aksidenti ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Siç shihet nga pamjet në aksident janë përfshirë tre automjete. Paraprakisht dyshohet se shkaktare është bërë taksia e cila ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy mjetet e tjera.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./abcnews.al