Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi sot se forcat e saj vazhdojnë të zmbrapsin forcat ukrainase për të depërtuar në rajonin e Kursk. Forcat ruse kanë luftuar me trupat ukrainase për të katërtën ditë pasi ukrainasit kaluan kufirin rus të martën.
Rajoni i Lipetsk i Rusisë u godit gjithashtu nga një sulm “masiv” ukrainas me dron, sipas guvernatorit të tij, pasi ofensiva ndërkufitare e Ukrainës në Rusi nuk tregon asnjë shenjë tërheqjeje.
❗️ A Russian Armed Forces military column has been destroyed at night near the village of Oktyabrskoye in the Rylsky district of Kursk region, Russian and Ukrainian media claim. pic.twitter.com/5ljjV9IzgP
— NEXTA (@nexta_tv) August 9, 2024
Të paktën nëntë persona u plagosën në sulmin, i cili dëmtoi infrastrukturën energjetike dhe detyroi evakuimin e përkohshëm të banorëve në disa zona. Por sipas një video, të publikuar sot shihe një kolonë kamionësh ushtarakë rusë të djegur përgjatë një autostrade në rajonin e Kursk.
Rreth 15 kamionë shihen në video, duke përfshirë një me shenjën Z të përdorur nga Rusia si simbol i “operacionit të saj special ushtarak” në Ukrainë.
Në një video që ai ka publikuar, brenda kamionëve shihen ushtarë të vdekur. Burime të tjera pranë Ukrainës thonë se rreth 50 ushtarë rusë iu dorëzuan ukrainasve.
/abcnews.al