I shpallur në kërkim për mashtim, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

schedule10:12 - 9 Gusht, 2024

schedule 10:12 - 9 Gusht, 2024

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” është arrestuar këtë të premte në Tiranë.

41-vjeçari është kapur në Fushë Mezes, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, dhe ato të Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Fushë Mëzes, u kap shtetasi 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al