Borxhi publik ka vijuar një trajketore të fortë rënëse gjatë 2024.Statistikat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se në periudhën janar-qershor borxhi është ulur me 3% duke prekur nivelin më të ulët në një dekadë.Ministria e financave raporton se kjo është vlera më e ulët e regjistruar e borxhit publik në 10 vite ndërsa në 2014 rezultonte mbi 70%.
Të dhënat zyrtare konfirmojnë se borxhi ka zbritur në 55.72% në fund të muajit qershor dhe në shifra konkrete borxhi total në fund të tremujorit të dytë është pakësuar me rreth 6 miliardë lekë. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, Stoku i Borxhit gjithsej ka arritur në 55,72% të PBB-së në fund të Qershorit, nga 58.93% që ishtë në fund të vitit të kaluar. Kjo situatë pozitive është ndikuar nga rritja e të ardhurave në buxhet gjatë muajve të fundit.
Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti arkëtimet shënuan një vlerë prej prej 342.8 miliardë lekësh ose 7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në vënien në kontroll të borxhit publik është edhe mbajtja nën kontroll e shpenzimeve buxhetore por edhe dobësimi i euros ndaj lekut që ka dhënë efekte te borxhi i jashtëm i qeverisë