Shantazh me foto intime, dy vëllezër në pranga, e mitura “pre” e tyre, u dha 1 milion lekë

schedule10:33 - 7 Gusht, 2024

schedule 10:33 - 7 Gusht, 2024

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 vëllezër te cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shantazhuar vajza të ndryshme në rrjetet sociale për dhënie pasurie.

Në pranga kanë rënë Halim Malja 20 vjeç dhe Jurgen Malja 18 vjeç. Sipas policisë dy vëllezërit krijonin profile nëpër aplikacione virtuale, dhe pas komunikimeve me vajza të ndryshme, siguronin materiale foto e video intime, dhe për mospublikimin e këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash.

Gjate hetime të sektorit kundër krimit kibernetik janë zbuluar të paktën dy raste kur dy vëllezërit kanë marrë shuma të mëdha parash nga dy vajza.

Arrestimi i tyre erdhi pasi një vajzë e mitur 14 vjeçare denoncoi bashkë me prindërit e saj shantazhuesit. Ajo fillimisht kishte marrë fshehurazi prindërve një sasi prej 100 mijë lekësh dhe ua kishte dërguar dy vëllezërve.

Mungesa e parave ka bërë që prindërit të zbulojnë të vërtetën e shantazhimit të vajzës së tyre, dhe më pas u janë drejtuar autoriteteve. Policia po vijon hetimet pasi dyshohet se dy vëllezërit kanë kryer edhe në disa raste të tjera veprime të tilla, ku kanë marrë shuma te mëdha parash. /abcnews.al/