Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Krutje-Pushimi i Shoferit. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një zonë ku grumbullohen hekura.
Si pasojë e aksidentit shoferi Erjon Kuka 29 vjeç ka humbur jetën.
Ndërkohë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe punonjësve të policisë për gati një orë për të nxjerrë trupin e pajetë të shoferit.
/abcnews.al/