Ministria e Jashtme e Japonisë të martën u bëri thirrje qytetarëve të saj të mos vizitojnë Izraelin, duke përmendur tensionet në rritje në Lindjen e Mesme.
Të hënën, ministria u kërkoi shtetasve japonezë në Liban të largoheshin nga vendi sa më parë të jetë e mundur.
Ndërkohë qeveria amerikane i ka dërguar mesazh Iranit përmes kanaleve diplomatike të mos përshkallëzojë luftën në Lindjen e Mesme. Një situatë e tillë thotë Departamenti i Shtetit nuk do të ishte në interesin e saj.
Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken e quajti situatën aktuale “kritike” për rajonin.
/abcnews.al