Harris, zyrtarisht kandidate e demokratëve, mori shumicën e votave të delegatëve të partisë së saj

schedule19:34 - 2 Gusht, 2024

schedule 19:34 - 2 Gusht, 2024

Kamala Harris do të jetë zyrtarisht kandidatja demokrate përballë Donald Trump në zgjedhjet Presidenciale të nëntorit pasi ka marrë shumicën e votave të delegateve të partisë së saj.

Konfirmimi zyrtar pritet të bëhet të hënën kur pritet të mbyllet edhe procesi i votimit online për delegatët.

Në një komunikim me mbështetësit e saj Harris u shpreh se ndihej e nderuar.

Komiteti Kombëtar Demokratik nuk dha detaje për numrin e delegatëve që votuan për të, përfshirë as ndarjen e votave sipas shteteve.

Asnjë kandidat tjetër nuk e sfidoi Harris për nominimin dhe shumë demokratë menjëherë i ofruan mbështetje, pasi Biden e mbështeti atë.

Në Kuvendin e demokratëve, secili shtet do të votojë veç e veç, pasi kjo është mënyra tradicionale e përzgjedhjes së kandidatit për president, por pas votimit online, ky votim do të jetë krejtësisht ceremonial.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!