Kandidati socialist për zgjedhjet në bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Blendi Klosin, në një takim me banorët e zonës foli për zgjedhjet e së dielës.
Gjatë fjalës së tij Tavo propozoi kandidatin e PD-së, Petro Gjikuria për nënkryetar bashkie. Ai u shpreh se propozimi i tij është i sinqertë dhe jo për propagandë.
“E kam shprehur, propozoj Petro Gjikuria si nënkryetar bashkie. Propozimin e kam me sinqeritet, jo për propagandë. Kush do mund t’i bashkohet programit tonë për Himarën dhe himarjotët. Për propozimin që dhashë s’ka pse t’i ngel kujt qejfi pasi Himara është e të gjithëve. Të majtëve dhe të djathtëve. Kush ka interes për zhvillimin Himarës, janë të mirëpritur.”, tha Tavo.
/abcnews.al