Drejtuesi i një motori është në gjendje të rëndë pasi u përplas me një makinë. Aksidenti rrugor ndodhi në qendër të Vlorës dhe sipas informacioneve të para të policisë, bëhet fjalë për një parakalim të gabuar. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Kurse i plagosuri u dërgua në spitalin e qytetit dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale./abcnews.al
Aksident në Vlorë, drejtuesi i motorit në gjendje të rëndë
schedule12:35 - 8 Janar, 2018
schedule 12:35 - 8 Janar, 2018