“Prisja vetëreflektim nga PS për përballjen me korrupsionin”, Gjikondi: Ndryshimet në qeveri? Disa të çuditshme, e disa të domosdoshme

schedule18:00 - 28 Korrik, 2024

schedule 18:00 - 28 Korrik, 2024

Partia Socialiste mblodhi këtë të diel organin më të lartë vendimmarrës për të përmbyllur kështu procesin e rienegjizimit të partisë.

Juristja Brizida Gjikondi, në një intervistë për “News Line” në ABC News, foli për kongresin e PS-së, teksa analizoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama.

Ajo u shpreh se priste një vetëreflektim të PS-së për përballjen me korrupsionin, ndërsa shtoi se deklarata e Ramës kishte tendenca elektorale, propagandë dhe thirrje për entuziazëm për zgjedhjet e vitit 2025.

Në lidhje me ndryshimet në qeveri, ajo tha se disa ishin të çuditshme dhe disa të domosdoshme. Ndër të tjera Gjikondi, u ndal te vota e diasporës, ku tha se do të favorizojë të majtën shqiptare.

Në kongres kishte tendenca elektorale, propagandë, thirrje për entuziazëm. Më pikante ishte fjalimi i Ramës. Ndryshime.. disa të çuditshme dhe disa të domosdoshme. Që kur dha deklaratën me lot zonja Nikolla mendova se ishte taktikë politike dhe doli ajo që mendova. Kryeministri Rama zgjodhi Spiropalin për t’i bërë ballë zgjedhjeve të tjera.

Pati largime të çuditshme, si ministri i Brendshëm. Ndryshimet prekën ministrat burra. Vendosi figura jo të njohura politike. Me ndryshmet që bëri, Rama i dha një përgjigje opozitës.

Unë prisja diçka.. Nga ai mulli ai miell do dalë, por prisja një ‘mea kulpa’ për këtë thirrje të gati të gjysmës së qenërisë së tij në duart e SPAK. Nuk kishte asnjë reflektim.

Institucioni që ka gjëndëruar më shumë korrupsion është ekzekutivi shqiptar. Institucionet e pavarura mund ta denoncojnë korrupsionin, por kurrsesi nuk e gjeneron atë. Mendoj se ai komision bëhet më shumë për të plotësuar ato letra, kërkesa të BE i ka quajtur Rama.

Dëgjova fjalën e zotit Xhafa, s’më pëlqen kur i bie gjoksit dhe thua ‘bëmë reformën’. Mua më la një shije të keqe, kështu besoj se u la edhe shqiptarëve. Standardi i një qeverie evropiane nuk matet me të shkuarën, s’mund të vazhdohet me lojën që i bie gjoksit si gorilla. Secili ka vizionin e tij. Mua ajo cka shije jo të mirë ishte që nuk ndjeva frymë. Gjithë kohës kaq një ndarje PSD, një hendek në mes dhe më pas populli që është një vatër votash.“, u shpreh ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!