Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Banka e Shqipërisë: Efektet e luftës, kalimtare/ Sejko: Pritet të vijojë rritja e inflacionit, por nuk ndryshon norma e interesit

schedule18:00 - 1 Korrik, 2026

schedule 18:00 - 1 Korrik, 2026

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.

Guvernatori Gent Sejko theksoi se kriza në Lindjen e Mesme do të vijoj të japë efekte në rritjen e mëtejshme të inflacionit por kjo do të jetë kalimtare pasi situata tashmë është stabilizuar. Prej më shumë se një jave çmimet e karburanteve kanë arritur në nivelet e para luftës.

Kreu i Bankës Qendrore theksoi se një faktor i rëndësishëm është edhe rënia e  borxhit publik ndërsa bilancet financiare të bizneseve dhe familjeve janë  pozitive.



Banka Qendrore thekson se vendimet e ardhshme për politikën monetare do të merren në pasqyrim të ecurisë së çmimeve në vijim.

Sipas Guvernatorit  ekonomia shqiptare u zgjerua me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026, e mbështetur nga rritja e konsumit familjar, investimeve private dhe eksporteve të mallrave e shërbimeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!