Netanyahu: Hezbollahu do të paguajë një çmim të lartë për sulmin me raketa ndaj Majdal Shams

schedule22:54 - 27 Korrik, 2024

schedule 22:54 - 27 Korrik, 2024

Grupi militant libanez Hezbollah do të paguajë një çmim të rëndë për një sulm me raketë që vrau të paktën 11 njerëz, përfshirë fëmijë, në një fushë futbolli në një fshat Druze në Lartësitë Golan, tha këtë të shtunë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Ai theksoi se Hezbollahu do të paguajë një çmim të lartë që nuk e ka paguar deri më tani, bëri të ditur zyra e Netanyahut.

Ndërkohë, Netanyahu thuhet se ia ka thënë këtë udhëheqësit të komunitetit të fshatit Druze në një bisedë telefonike.

Një takim i kabinetit izraelit të sigurisë do të mbahet nesër në selinë e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në Tel Aviv, disa orë pasi Netanyahu është planifikuar të kthehet nga një vizitë në Uashington, raportoi The Times of Israel.

Takimi po mbahet pas sulmit të sotëm me raketa nga grupi militant libanez Hezbollah në Majdal Shams në lartësitë e Golanit, duke vrarë të paktën 11 persona, përfshirë fëmijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!