Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës, ku për pasojë u arrestuan tre persona dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë.
Pas 4 muajsh hetime Policia e Durrësit zbuloi një ambient të marrë me qira të përshtatur për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në lagjen nr.1 në qytet.
Gjatë kontrollit fizik në ambient u gjetën dhe sekuestruan një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim.
/abcnews.al