“Absurde të nxitohemi”/ Mediu: Të shtyhet diskutimi i ndryshimit në Kodin Zgjedhor

schedule11:16 - 26 Korrik, 2024

schedule 11:16 - 26 Korrik, 2024

Në fjalën e tij në Kuvend Fatmir Mediu kërkoi shtyrjen e e diskutimit lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Mediu u shpreh se nxitimi për një çështje kaq të rëndësishme nuk duhet të kalojë kaq shpejt, ndërsa shtoi se komisioni sipas tij është jofunksional.

“Për shkak të pazaresh do të ishte e padrejtë të kalonin sot ndryshimet e kodit zgjedhor. Do të ishte absurde që ne të nxitohemi për këtë situatë që nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet, pas një punë të një komisioni të ngritur jofunksional është në interes të qytetarëve të dinë se çfarë bëhet me zgjedhjet. Ku kuvend nuk punon vetëm për ata që janë deputet, por duhet të kërkoj të shtyhet diskutimi i ndryshimit në Kodin zgjedhor sepse është i padrejtë dhe i pafrytshëm”, ka thënë Mediu.

/abcnews.al/