Dakordësi për Kodin Zgjedhor, vota e Diasporës/ Krashi: Përgjegjësi për ta miratuar, demokracia në Shqipëri më e fortë

schedule13:37 - 25 Korrik, 2024

schedule 13:37 - 25 Korrik, 2024

Lavdrim Krashi deputeti i PS në një intervistë në “Tirana Live” në ABC Neës foli për dakordësinë për Kodin Zgjedhor.

Gjatë kësaj interviste, Krashi tha se kjo është një arritje shumë e rëndësishme dhe se më në fund pas 34 vitesh tashmë vota e Diasporës merr një tjetër vlerësim.

“Çështja e votës së diasporës është shumë e rëndësishme. Pra mund të them që partitë politike do të tregojnë maturi dhe përgjegjësi për të miratuar atë për të cilën kanë rënë dakord. Ky do të jetë një zhvillim shumë i rëndësishëm dhe Shqipëria do të jetë me e fortë nga pikëpamja demokratike, Më në fund pas 34 vitesh çdo shqiptar kudo ku jeton do të ketë mundësi të shprehë vullneti e tij.  “Unë u fokusova tek vota e diasporës, ku mendoj që demokracia shqiptare do të jetë më e fortë. Me rëndësi është të them se në një reformë nuk mund të ketë gjithmonë fitues. Partitë më të vogla duken më të shqetësuara apo të paditësuara. Sa i takon pjesës së heqjes së herësit, apo hapjes apo mbylljes së listave, mund të them se do të shihet në varësi të efektit që ajo jep. Duhet të themi që nuk ka asnjë kod zgjedhor që është perfekt. Ajo që po ndodh në Parlamentin e Shqipërisë është një dakordësi dhe në fund janë zgjedhësit ata që vlerësojnë. Secili prej nesh përfaqësojmë qytetarët apo edhe partitë politike dhe mbi të gjitha parlamentin në rolin e politikbërjes”, tha ai.

Gjithashtu Krashi u ndal edhe tek seanca plenare, dhe diskutimet për ngritjen e Komisionit për KLSH, duke thënë se nuk ka për qëllimi që të diktojë se çfarë bën KLSH, por për të qenë sa më ndihmues.

“Nuk mendoj që përpjekja është të krijohet një Komision për të diktuar punën e KLSH. Qëllimi i komisionit nuk është për të diktuar se çfarë bën KLSH, por për të qenë sa më ndihmues dhe ky është komision në kuadrin e përpjekje për përmirësimin e shërbimeve publike. Pra ngritja e nënkomisionit për KLSH mendoj që është në këtë kuadër”, tha ai.

/abcnews.al/