Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku takoi sot ambasadorin e Austrisë Johann Sattler dhe ambasadorin e Suedisë Johan Ndisi.
Takimet e diplomateve të huaj në Tiranë janë zhvilluar të ndara në zyrën e kryeprokurores Marku. Ende nuk ka njoftim zyrtar nga Prokuroria e përgjithshme për temat e diskutuara në këto takime. Por mësohet se këto takime janë zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe ndjekjes penale ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe shteteve përkatëse./abcnews.al