Gazetari Artur Nura e cilëson si të duhur vendimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për t’u tërhequr nga gara presidenciale.
Në një intervistë për ABC News, Nura u shpreh se edhe drejtuesit e Partisë Demokratike e kishin kuptuar që situata me Biden nuk ishte normale.
Sipas Nurës, gjasat janë që zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila pritet të jetë kandidatja zyrtare e demokratëve për presidente, mund të fitojë ndaj ish presidentit, Donald Trump.
“Padyshim që e krijoi. Nga ana tjetër, duhet të themi që u mor vendimi i duhur. Edhe vetë mbështetësit, drejtuesit e kësaj partie e kishin japur situatën tashmë, situata nuk ishte normale. U gjet skema e duhur. Ne e dimë që Covid nuk ka më izolim, duket se po funksionon tashmë. Do kemi një justifikim për vendimin. Shteti më demokratik në botë, i ka të gjitha të parashikuara për të vepruar. Izolimi i Biden i dha pikë zonjës Harris, po shkon në barazime në sondazhe me kandidatin republikan. Precedenti është, por në një vend si SHBA, janë të parashikuara gjërat. Gjasat janë që të fitojë Harris. Kemi të bëjmë me një figurë më të re se Trump, një zonjë afroamerikane”, theksoi ai./abcnews.al