Conference League/ Struga mund Pyunik Yerevan, Ibraimi e Spiroski mjaftojnë ndaj armenëve

schedule18:56 - 24 Korrik, 2024

schedule 18:56 - 24 Korrik, 2024

Më në fund janë rikthyer te fitorja.

Struga nuk ka zhgënjyer në sfidën e parë të turit të dytë kualifikues, të Conference League, me kampionët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut që kanë mundur armenët e Pyunik Yerevan, me rezulatin e ngushtë 2 me 1.

Takimi u zhbllokua nga “bomberi” Besart Ibraimi, me një 11-metërsh në minutën e 8’-të dhe vetëm 15 minuta më pas Luca Villela rivendosi baraspeshën po me penallti, gjithsesi, Struga ia doli të shënonte sërish në minutën e 73’-të, me “veteranin” Stefan Spiroski.

Për t’u theksuar është fakti se Pyunik mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes së ukrainasit Sergiy Vakulenko me karton të kuq pas një ore lojë, duke ia lehtësuar goxha lojën djemve të Qatip Osmanit, të cilët do të diskutojnë përfundimisht për kualifikimin më 30 korrik, në Armeni. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!