Do të strehonte qindra azilkërkues, Britania vendos të mbyllë anijen më të madhe

schedule15:36 - 23 Korrik, 2024

schedule 15:36 - 23 Korrik, 2024

Qeveria e re e Britanisë së madhe ka vendosur të mbyllë anijen e madhe rezidenciale, Bibby Stokholm, që ndodhet në jug të vendit dhe ishte parashikuar të strehonte qindra azilkërkues.

Në janar të 2025 në këtë anije do të ndalohet strehimi i personave që janë në pritje të një përgjigje, si pjesë e rishikimit të sistemit të azilit nga qeveria e re laburiste.

“Sekretari i Brendshëm ka përcaktuar plane për të filluar reduktuar numrin e personave që kërkojnë azil dhe për të gjetur mënyra më ekonomike për akomodim” thuhet në deklaratë.

Vendosja Bibby Stokholm ishte miratuar nga konservatorët, një vendim ishte pjesë e planeve të qeverisë për të përdorur alternativa më të lira se sa hotelet për strehimin e përkohshëm të emigrantëve, ndërsa kërkesat për azil ishin duke u shqyrtuar.

Planet për të përdorur anije rezidenciale dhe objekte ushtarake të pashfrytëzuara ishin kundërshtuar nga komunitetet lokale, pasi sipas tyre rrezikohen të drejtat e azilkërkuesve.

Menjëherë pasi grupi i parë hipi në anije, e cila mund të strehonte 500 njerëz, ishte zbuluar një bakter që mund të shkaktojë infeksione të rrezikshme në mushkëri.

/abcnews.al