Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Fund abuzimit me çmimet/ Eksperti: Nisma, impakt pozitiv në xhepat e qytetarëve dhe cilësinë e produkteve

schedule14:28 - 1 Shtator, 2026

schedule 14:28 - 1 Shtator, 2026

TIRANË- Gjatë shtatorit konsumatorët do të kenë mundësi të shohin çmimet e produkteve të shportës në një platformë online, që quhet “Price watch Albania”, një nismë që synon ti japë fund abuzimeve ne treg ne zinxhirin nga prodhuesi apo importuesi deri te konsumatori.

Në këtë portal, supermarketet kryesore në vend do të publikojnë çdo ditë çmimet për 10 produkte, në këtë fazë të parë të zbatimit.

Eksperti i ekonomisë, Igli Tola, i ftuar në “Money Report” u shpreh se kjo strategji adreson shqetësimin e konsumatorëve dhe u jep të drejtë atyre të kontrollojnë çmimet, pa rënë pre e abuzimeve të subjekteve tregtare.

Nisma e qeverisë tha eksperti do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së produkteve si dhe do të mbrojë xhepat e konsumatorëve.

“Patjetër, që shporta bazë e konsumit përbën një pjese të konsiderueshëm të shpenzimeve mujore të familjeve shqiptare. Kjo iniciativë është për t’u vlerësuar dhe një vëmendje e shtuar për shqetësimet që kanë konsumatorët.

Kjo rrit transparencë dhe ju jep mundësi atyre të shikojnë çmimet. Kemi një garanci për çmimet dhe për cilësinë e produkteve që do serviren në tryezën e qytetarëve. Kjo iniciativë do ketë impakt pozitiv si në xhepat e qyqarëve, por edhe më gjerë”, tha ai.

Ai theksoi se kjo iniciativë duhet çuar përpara, ndërsa për suksesin e saj, kërkohet më shumë koordinim nga institucionet e vendit/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!