Humbja kundër Çekisë është përjetuar keq të Kosova. Dardanët nuk arritën të ruanin avantazhin e Nuhiut dhe u përmbysën nga vendasit, të cilët ia dolën të kualifikohen në Euro 2020. Gjithsesi, ekipi i Challandes ka edhe një shans për të kthyer ëndrrën realitet. Në mars rikthehet Nations League dhe përballë do të jetë Maqedonia e Veriut.
Mërgim Vojvoda e përjetoi më keq se të gjithë humbjen e mbrëmjes së kaluar. Mbrojtësi i Standard Liege nuk i kurseu lotët, teksa ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale. “I zhgënjyer dhe i trishtuar nga rezultati, por Zoti e krijoi lehtësinë pas vështirësisë. Faleminderit të gjithë dardanëve në gjithë botën për mbështetjen e tyre, Kosovë të dua“, shkruan 24-vjeçari. /abcnews.al