Ceremonia e edicionit të 75-të “Golden Globe” u karakterizua nga veshjet e zeza e veshur nga të pranishmit si një akt solidarizimi ndaj grave viktima të ngacmimeve seksuale. Çmimet Golden Globe në Hollivud konsiderohen si paradhoma e çmimeve Oskar.
Golden Globe ishte i pari event madhor i ndarjes së çmimeve të mëdha mbajtur nga Hollivudi që kur industria e filmit u godit nga skandalet e ngacmimeve seksuale. Edicioni i 75 i “Golden Globe” pati si veçanti veshjet e zeza gjatë parakalimit në tapetin e kuq, pikerisht në shenjë proteste kundër ngacmimeve seksuale në Hollivud. Filmi që triumfoi duke marrë katër çmime ishte “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, duke përfshir çmimin e filmit më të mirë, aktores më të mirë në një fim dramtik Francës McDormand, aktorit më të mirë jo-protagonist Sam Rockëell dhe regjia origjinal më e mirë Martin McDonagh.
“Big Little Lies” fitoi në pothuajse shumicën e kategorive të televizionit, si dhe nderimet e bëra yjeve të tij Nicole Kidman, Laura Dern dhe Alexander Skarsgard. Në mbrëmjen e “Golden Globes”, pushteti ishte për gratë. Kidman rrëmbeu çmimin e parë të mbrëmjes me portretizimin e një viktime të dhunës në familje. Fitoren e saj, aktorja australiane ia kushtoi kolegëve, vajzave dhe të ëmës.
Opra Uinfrei mori çmimin e Karrierës. Aktorja foli për skandalin rreth ngacmimit seksual, duke dekaruar se “Për një kohë të gjatë gratë nuk janë dëgjuar ose besuar kur guxuan të thonin të vërtetën e tyre në lidhje me fuqinë e burrave. Por kjo kohë tashmë ka marrë fund” – perfundoi Uinfri.
Protagonistët e padiskutueshme të mbrëmjes ishin gratë, të gjithë të veshur në të zeza dhe me karfica “Time’s Up” referuar lëvizjes #metoo, kundër ngacmimeve seksuale.
Ceremonia e ndarjes nse cmimeve Golde Globe u zhvillua në hotelin Beverly Hilton në Los Anxheles. Drejtimi i spektaklit i ishte besuar aktorit amerikan Seth Meyers, i cili bëri batuata të shumta referuar ngacmimeve seksuale nga Kevin Spejci tek Harvei Uenstein. Çmimet u mundësuan nga Organizata e Shtypit të Huaj Hollivudian, një organizatë që bashkon gazetarët ndërkombëtarë që mbulojnë kinematografinë dhe median. /abcnews.al