Kosova përfaqësohet nga Osmani në Samitin në Britani, Prenkaj: Mungesa e ftesës ndaj Kurtit, izolim i qartë

schedule16:24 - 18 Korrik, 2024

schedule 16:24 - 18 Korrik, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të përfaqësojë Kosovën në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar.

Osmani do t’i bashkohet 46 liderëve të tjerë evropianë, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera, për të adresuar çështjet e sigurisë dhe mirëqenien e qytetarëve

Ndërkohë ajo çfarë është vënë re është mungesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ambasadori Albert Prenkaj, në një intervistë në “Balkan Update” në ABC News tha se mungesa e ftesës tregon qartë izolimin “de facto” që po i bëhet kryeministrit Kurti.

“Jemi duke dëshmuar një izolim gradual mes kryeministrit Kurti dhe qytetarëve të Kosovë. Qytetarët e Kosovës janë ende duke vuajtur sanksionet. Mos ftesa e kryeministrit të Kosovës është jo vetëm shenjë, por edhe një mesazh ndëshkimi ndaj Kurtit.

Në këtë Samit kemi të pranishme Presidenten Osmani dhe jo Kurtin. Mund ta quajmë një sanksion de facto, dhe po shohim se si Kosova është izoluar dhe jepen sinjale të qarta të përfaqësuesve të BE drejt kryeministrit Kurti. Kosova duhet të fillojë të implementojë pjesë të marrëveshjes, deri tani nuk kemi pasur rezultat. Brukseli zyrtar insiston për asociacionin”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!