Ligji i luftës me Greqinë, në Kuvend/ Pritet miratimi i projektdeklaratës së PDIU

schedule10:11 - 18 Korrik, 2024

schedule 10:11 - 18 Korrik, 2024

Këtë të enjte pritet që të mbahet seanca e parafundit e Kuvendit, ku do shqyrtohen një sërë çështjesh në rendin e ditës.

Gazetarja Fiona Xhafaj raporton se çështja e parë që do të nisë këtë seancë do të jetë ligji i luftës me Greqinë, ku pritet miratimi i projekdeklaratës së PDIU.

Më pas pritet të ketë diskutime me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj dhe ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Sipas gazetares, pritet të prodhohen debate të shumta dhe kjo seancë maratonë do të zgjasë deri në orët e mbrëmjes

Gjithashtu, institucionet si Avokati i Popullit, ILD, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës, do të prezantojnë raportin për vitin 2023, që padyshim mund të shoqërohet me diskutime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!